Ndihmë dhe mbështetje në Shqip : Pamja e përgjithshme

Çfarë është regjistrimi?

Regjistrimi i popullsisë është një anketë që bëhet çdo 10 vjet dhe jep një panoramë të të gjithë personave dhe familjeve në Angli dhe Uells. Regjistrimi i ardhshëm bëhet të dielën më 21 mars 2021.

Informacioni i mbledhur nga regjistrimi ndihmon në planifikimin dhe financimin e shërbimeve publike në zonat lokale, përfshirë shërbimet gjuhësore. Për shembull, NHS mund të ketë nevojë të ofrojë shërbime përkthimi dhe interpretimi në rajone të veçanta.

The Office for National Statistics (Zyra për Statistikat Kombëtare) (ONS) planifikon dhe drejton regjistrimin në Angli dhe Uells.

Kush duhet ta bëjë regjistrimin

Regjistrimi bën pyetje në lidhje me ju dhe familjen tuaj dhe është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në Angli dhe Uells.

Warning:

Ju duhet ta plotësoni regjistrimin e popullsisë në zbatim të ligjit

Është shkelje të jepni informacion të rremë ose të mos e bëni regjistrimin dhe mund të gjobiteni deri në 1,000 sterlina. Disa pyetje etiketohen qartë si me dëshirë. Nuk është shkelje nëse nuk u përgjigjeni këtyre.

Informacioni juaj personal është i mbrojtur me ligj dhe do të ruhet në mënyrë konfidenciale

Qëndrimi në MB për më pak se tre muaj

Ju nuk jeni përgjegjës për plotësimin e regjistrimit nëse qëndroni në MB për më pak se tre muaj. Pronari i vendbanimit tuaj mund t'ju bëjë disa pyetje në mënyrë që ata të plotësojnë regjistrimin në lidhje me njerëzit që qëndrojnë në familje.

Kur duhet ta përfundoni regjistrimin tuaj

Të gjitha familjet duhet ta plotësojnë regjistrimin e popullsisë të dielën më 21 mars 2021 ose sa më shpejt të jetë e mundur më pas. Nëse jeni përgjigjur para 21 marsit dhe gjërat kanë ndryshuar, mund të na tregoni.

Rrethanat tuaja mund të kenë ndryshuar gjatë pandemisë së koronavirusit. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve bazuar në situatën tuaj siç është tani.

Si duhet ta bëni regjistrimin tuaj

Mund të zgjidhni ose: